Provokimi nga Serbia i bashkon sërish Edi Ramën dhe Ramush Haradinajn
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 27 September 2021
Edi Rama po qëndron në Kosovë dhe sapo ka filluar vizitën e tij duke u pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
E më vonë, Rama do të kalojë për një vizitë edhe nga zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Si duket raportet e tensionuara në mes të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të parit të Shqipërisë janë qetësuar pas situatës në veri të Kosovës e ata pritet edhe të takohen sot.
Kjo është konfirmuar nga qendra e kësaj partie në Prishtinë. Mirëpo jo shumë kohë më parë deklaratat e tyre kundër njëri tjetrit nuk kishin të ndalur.
Gjithçka nisi nga ideja e përfolur e ndryshimit të kufijve, ku lideri i AAK-së akuzoi Edi Ramën se po nxit Hashim Thacin dhe Aleksandër Vuciqin të bëjnë marrëveshje të rrezikshme për Kosovën.
Kryeministri i Shqipërisë, arriti deri aty sa edhe e quajti “budalla që e zbuloi facebooku” liderin e kësaj paritë e aso kohe edhe të parin e ekzekutivit të Kosovës, dhe ushtroi edhe padi për shpifje ndaj të njëjtit.
“Sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën dhe për të krijuar një hartë të re të botës në mënyrë të fshehtë, më kujton atë shprehjen që sa pa dalë ‘Facebook’ budallain e njihte vetëm shtëpia e vet. Jetojmë në një botë nga pikëpamja fatkeqe. Nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme është në përdorim të përditshëm duke përfituar nga Facebooku dhe mundësia për torollisur gjithë dynjanë me gënjeshtra të përmasave marramendëse dhe budallallëqe të rrezikshme. Nëse gjenden aq shumë budallenj sa të besojnë se një proces që përfshin shtet dhe jo dy shtete, por të gjitha shtetet e botës që përfshin parlamente, parti politike, shoqëri, votime referendare në fund mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojnë të gjithë këtë proces që thashë si miu nën mustaqe atëherë kjo botë ka marrë fund”, kishte deklaruar Rama në një reagim për këto deklarata.
Kryeministri shqiptar kishte thënë se duhet të jetë gomar ai që mendon që Hashim Thaçi është tradhtarë, duke aluduar këtu në Haradinajn.
Derisa Haradinaj kishte deklaruar se po detyrohet të mbroj Kosovën nga vëllai shqiptar duke përmendur këtu Ramën.
“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj.
Ndërsa sot nga ora 12:45 pritet të takohen në selinë e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama në ditën kur presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka dhënë ultimatum NATO-s 24 orë për të ndërhyrë në veri në të kundërtën sipas tij do të ndërhynë vet Serbia./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...