Fun & Video

Provokimi me akulloren ruse…

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 12 March 2018

Komuniteti hebre i rajonit rus të Tatarstanit reagoi ashpër ndaj një kompanie vendase, e cila ka hedhur në treg një akullore të re, emri i të cilës përkthehet “të varfrit hebrenj”.

Provojeni këtë mrekulli, e reklamon brandi krijimin e vet të fundit në një rrjet social rus; sepse në fund, do ta shihni, na rezulton që hebreu nuk është dhe aq i varfër. Edhe ngjyrat e përdorura për ambalazhin e akullores, blu dhe të bardhë kujtojnë ato të flamurit izraelit dhe “Yllit të Davidit”- simboli i identitetit modern hebre dhe judaizmit.

Produkti i Slavitsa’s mbushi titujt e gazetave në rusi pasi kryetari i komuniteti hebre të qytetit perëndimor Naberezhnye Chelny dha alarmin duke deklaruar se “tronditja ishte efekti më i paktë i një veprimi të tillë”.

-Advertisement-

Leonid Shteinberg kërcënoi gjatë një interviste televizive ta hedhë në gjyq fabrikën nëse nuk e ndalon prodhimin e akullores. Drejtori i Slavitsa’s u përgjigj duke i thënë se shitjet po ecin shumë mirë, dhe se njerëzit e adhurojnë këtë produkt. Në fund të ditës, theksoi ai përsëri, është e qartë për të gjithë se hebrenjtë nuk janë aspak të varfër, duke iu referuar këtu suksesit të akullores. Slavitsa tërhoqi vëmendjen edhe në 2016-tën me prodhimin e një akulloreje me çokollate të quajtur “Obamka” apo Obama i vogël, e cila kishte në ambalazh figurën e një djali me lëkurë të errët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera