Lajme

Provokime të reja në veri: Shfaqen mesazhe dhe simbole nacionaliste

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 10 January 2025

Një tjetër akt provokues nga serbët ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Kësaj here, një mesazh ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë është shfaqur me mbishkrimin: “Për ty jap jetën, emri yt është i përjetshëm”, shoqëruar me flamurin serb.

Fotografia është realizuar pranë foltores së kishës së Shën Dhimitrit, ku në sfond duken pjesë të veriut dhe jugut të qytetit.

-Advertisement-

Foto:Tëvë 1
Foto:Tëvë 1

Në këtë skenë janë përfshirë katër persona, prej të cilëve dy janë të maskuar, raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Kjo nuk është hera e parë që regjistrohen provokime të tilla.

Më 7 janar, menjëherë pas përfundimit të Krishtlindjes Ortodokse, është shpërndarë një tjetër mesazh provokues ku theksohej se “Nuk dorëzohemi”.

Në atë rast, një hartë e Kosovës ishte zhytur në tri ngjyrat e flamurit serb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera