Lajme

Provokim i rëndë nga Serbia, me emblema të UÇK-së stimulojnë treg ku shitet organe, drogë e armë

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 03 July 2021

Një grup i serbëve të veshur me tesha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë dal në rrugët e Serbisë duke shitur gjëra jo të zakonshme, shkruan Gazeta Infokus.

Në një video që është publikuar në rrjetin social ‘TikTok’, shihen disa tavolina dhe disa persona duke mbajtur pankarta të ndryshme, ku në njërën prej tyre shkruhet ‘Sex Shop”, ku është i vendosur flamuri i Amerikës dhe disa bagëti.

Në njërën tavolinë shkruan ‘Droga na veliko” që në shqip i bie  ‘Drogë me shumicë’, dhe mbi të ka disa qese dhe janë të vendosura flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë.

-Advertisement-

Dhe në një tjetër tavolinë shkruan ‘Polovni Ljudski organi’ që në shqip do të thotë ‘Organet e Përdorura të Njeriut’, mbi tavolinë janë të vendosura flamuri Shqipërisë, Amerikës dhe ai i NATO-s si dhe janë të vendosura disa organe.

Kurse në tavolinën e katërt janë të vendosura disa armë, flamuri Amerikës dhe në pankartë shkruan ‘Oružje na veliko i malo’, që do të thotë ‘Armë me shumicë dhe pakicë’.

Më poshtë gjeni videon e plotë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera