Provat e policisë për armën dhe drogën në makinën e djalit të Shpend Maxhunit
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 23 October 2018
Shumë faqe raporte kanë përshkruar veprimet e policisë natën e 12 tetorit kur Shpëtim Maxhuni, djali i shefit të AKI-së Shpend Maxhuni, u ndalua në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Në një raport të gjatë të cilin policia e ka dërguar te prokurori e të cilin e ka siguruar kallxo.com përshkruhen momentet kur policia ndaloi makinën dhe detajet se ku u zbulua arma e cila u konfiskua atë natë.
Në makinë, sipas policisë, po udhëtonin Shpëtim Maxhuni që është djali i Shpend Maxhunit, Selim Ramadani dhe Arlind Kosumi.
Raporti saktëson se policia e kishte ndaluar veturën Golf 4 dhe gjatë bastisjes në jaknën e djalit të Shpend Maxhunit kishte zbuluar revolen e tipit “Zastava” me katër fishekë.
Provat në lëndë saktësojnë se Maxhuni nuk ka mohuar se jakna është e tij dhe revolja ishte gjetur brenda saj. Ai ka thënë në deklaratën në polici se revolja ishte e mikut të tij i cili e kishte harruar në makinë disa orë më parë.
Këtë deklaratë e kishte plotësuar edhe i dyshuari Rinor Maxhuni i cili kishte shkuar në polici ku kishte pranuar se revolja është e tij dhe se të njëjtën e kishte gjetur disa ditë më parë në parkun e Gërmisë nën një ulëse. Ai kishte pretenduar se revolja ishte një shkrepëse.
Asnjëri nuk kanë dhënë detaje para policisë se pse armën ilegale nuk e kishin raportuar në polici po kishin vendosur ta bartnin në makinë e në rrobat e tyre.
Djali i Shpend Maxhunit madje ka rrëfyer në polici se revolen ilegale do t’ia kthente shokut të tij kur ai të kthehej prej dajallarëve. “Nuk e kam njoftuar për arsye që i njëjti më ka njoftuar se po shkon tek dajtë në Istog dhe e kam lënë që kur të kthehet t’ia jap”, ka deklaruar Maxhuni në polici.
Kallëzimi penal është më i qartë sesa komunikata e policisë e lëshuar ditën kur u publikua lajmi për djalin e Maxhunit. Atëkohë komunikata kishte treguar që në veturën ku po lëviznin tre persona përfshirë të dyshuarin Shpëtim Maxhuni është gjetur një revole por pa e saktësuar se Shpëtim Maxhuni kishte pranuar se revolja ishte në jaknën e tij dhe ai kishte plan t’ia kthente mikut të tij.
Droga në makinë
Detaje të tjera në kallëzim penal përshkruajnë konfiskimin e materialeve të dyshimta si narkotikë dhe mjete që përdoren për të përpunuar marihuanën para konsumimit.
Një mulli për bluarjen e drogës, një thikë dhe një cigare e dyshuar për marihuanë ishin konfiskuar gjatë kontrollit të makinës Golf 4.
Gjithmonë sipas dëshmive të siguruara, djali i Maxhunit kishte pranuar se thika është e tij personale dhe se i ishte nevojitur “për ndonjë punë e për asgjë tjetër”.
Dosja e policisë pretendon se në dyshemenë e prapme të veturës ishte zbuluar një cigare dhe një mulli për bluarjen e marihuanës.
Substanca, sipas kallëzimit penal, i përket Arlind Kosumit. Hetimi i kësaj çështjeje është bartur tashmë në njësinë e antidrogës.
Deklaratat
Në dëshmitë që tre të dyshuarit, Shpëtim e Rinor Maxhuni dhe Arlind Kosumi kanë deponuar në polici dhe të cilat i ka siguruar KALLXO.com thuhet se që të tre kanë pranuar veprat për të cilat i janë ngarkuar por kanë dhënë versione të ndryshme për motivet.
Djali i drejtorit të Inteligjencës Shpend Maxhuni, në polici kishte deklaruar se para orës 17 kishte qenë me njërin nga të dyshuarit Rinor Maxhuni dhe më pas ishin ndarë.
Rreth orës 21:00, djali i Maxhunit së bashku me dy shokë të tjerë kishin blerë gjëra ushqimore dhe kishin ndaluar në fshatin Zllatar për të ngrënë ushqim.
Ndërsa ngjarja e gjitha kishte filluar pasi policia kishte kontrolluar veturën e cilat dyshohet të jetë e babait të Shpend Maxhunit.
Shpëtim Maxhuni kishte deklaruar në polici se thika ishte e tij, ndërsa arma dhe cigarja me marihuanë ishin e shokëve të tij.
I dyshuari tjetër Selim Ramadani ishte pyetur nga policia në lidhje me armën e cila i ishte gjetur djalit të Shpend Maxhunit.
Në deklaratën e tij ai kishte thënë se arsyen e mbajtjes së armës nga Shpëtim Maxhuni nuk e dinte pasi që i njëjti nuk kishte probleme me askënd dhe se e njihte mirë të dyshuarin pasi që ishin rritur bashkë.
Ai ishte pyetur edhe për cigaren me marihuanë e cila ishte gjetur, por i dyshuari nuk kishte konfirmuar se dinte që cigarja gjendej në veturë së bashku me mullirin.
I dyshuari tjetër Rinor Maxhuni, kushëriri i djalit të Shpend Maxhunit, kishte deklaruar në polici se armën e cila ishte gjetur në veturën e djalit të Shpend Maxhunit e kishte gjetur në parkun e Gërmisë, saktësisht tek ulëset dhe se fillimisht kishte menduar se është një shkrepëse
Kallëzimi penal për rastin është dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës 7 ditë pasi kishte ndodhur ngjarja ndërsa të gjitha deklaratat ishin marrë natën kur kishte ndodhur incidenti dhe më 15 tetor.
Policia nuk ka dhënë sqarime shtesë pse kishte ndodhur kjo vonesë përveç faktit që në komunikatën e saj kishte thënë se kjo ishte bërë për qëllime hetimore.
Të tjera
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...