Provat e inaugurimit të Bidenit u pezulluan pas një alarmi zjarri
Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 19 January 2021
Forcat e sigurisë amerikane evakuuan pjesëmarrësit gjatë një prove për inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, para Kongresit pasi u raportua për shpërthimin e një zjarri afër.
Kompleksi i Kongresit në Uashington u mbyll për pak kohë dhe prova u pezullua më 18 janar pasi një zjarr u ndez disa blloqe larg në një kamp të pastrehësh. Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për protesta të mundshme të dhunshme përpara inaugurimit të Bidenit më 20 janar.
Më shumë se 20.000 pjesëtarë të armatosur të Gardës Kombëtare po mbështesin policinë lokale dhe federale këtë javë pasi protestuesit sulmuan Kongresin më 6 janar, duke lënë të vdekur pesë persona, përfshirë një oficer policie.
Forcat e sigurisë kanë ndaluar hyrjen e automjeteve në shumë rrugë rreth Kongresit dhe kanë ngritur një gardh të lartë shtatë metra rreth perimetrit të ndërtesës.
Fotografitë e postuara në mediat sociale treguan zjarrin në kampin e të pastrehëve që ndodhet nën një autostradë. Është e paqartë se si filloi zjarri ose nëse dikush është lënduar, shkruan Ora News.
Pak pasi shpërtheu zjarri, u dëgjuan sirenat e policisë dhe helikopterët fluturuan mbi zonë. Pjesëmarrësit në provë, u udhëzuan të drejtoheshin në një vend të sigurt brenda kompleksit të Kongresit.
Të tjera
-
Avokati Tome Gashi: Martini ka paraqitë vetë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurori
Avokati i Martin Berishaj, Tome Gashi, ka dal me reagim pas intervistimit të ...
-
Hetuesit zbarkojnë në Mjekësinë Ligjore: Dyshohet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit?
Janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Kjo dyshohet se ka ndodhur gjatë së pre...
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e trafikuan një vajzë të mitur
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Fillojnë punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fad...
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...