Rozë

Prova të reja në gjyq/ Heard nxjerr një tjetër VIDEO: Johnny Depp i dehur thyen kuzhinën

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 22 April 2022

Nuk kanë fund zbulimet për Johnny Depp dhe gjithçka ndodhi kur ai ishte i martuar me Amber Heard. Në gjykatë, ku aktualisht është duke u trajtuar padia që ka ngritur Johnny Depp për shpifje kundër ish-gruas së Aber Heard, u shfaq një video e aktorit duke thyer dollapët e kuzhinës dhe duke i shkelmuar ato.

Videoja që po qarkullon në internet është tronditëse dhe kujton skenat e një filmi horror. Ajo është xhiruar nga vetë aktorja dhe tregon Depp duke bërtitur.

Heard, e tmerruar, e pyet: “Çfarë ndodhi?” pasi dëgjohen tinguj nga gjërat që çahen.

-Advertisement-

Aktorja më pas thotë: Të ka ndodhur dicka? A keni pirë mëngjes? Ti thyen gjithçka.”

Zbulimet rreth jetës së trazuar bashkëshortore të Johnny Depp dhe Amber Heard pasojnë njëra-tjetrën dhe gjyqi në vazhdim ka filluar t’i ngjajë një thriller, raporton DailyMail.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera