Protestuesit vazhdojnë të jenë prezent afër objekteve të komunave në veri

Autori: Gazeta inFokus
13:41 | 29 May 2023
Që nga orët e hershme të mëngjesit, grupe të serbëve janë mbledhur para objekteve të komunave në veri për të kundërshtuar futjen në zyre të kryetarëve të sapo zgjedhur.
Protestuesit serbë ende po vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve, ndonëse aty ka prani të madhe të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Situata kryesisht është e qetë pavarësisht provokimeve të vazhdueshme të protestuesve. Automjete të KFOR-it, Policisë dhe mediave janë ngjyrosur duke u vendosur simbole nacionaliste serbe dhe të Rusisë.
Në mëngjes policia është detyruar të përdorë sprej për të larguar turmën e cila dhunshëm ka tentuar të futet në objektin e komunës së Zveçanit.
Ndërkohë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë po bëjnë thirrje për gjetjen e menjëhershme të dialogut dhe uljen e tensioneve nga të dyja palët.

Të tjera
-
Policia thërret konferencë për media në orën 15:00
Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media me fillim nga ora 15:0...
-
Një muaj paraburgim ndaj avokatit dhe zyrtarit të gjykatës në Prizren, dyshohen për ushtrim të ndikimit
Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të pand...
-
Tragjedi në Tiranë: 52-vjeçari humb jetën pasi i bie në kokë bojleri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një 52-...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas turk në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë, ku...
-
Gashi qesh me Haxhiun, i uron “suksese” pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive, ajo: Faleminderit Arben, shihemi!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i uroi suksese Albulen...
-
Kurti e gjeti rrugën pa kamera – sot hyri nga parkingu
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjeti një tjetër hyrje për ...
-
Behrami: Deputeti Kurti është duke i dënuar edhe votuesit e vet
Artan Behrami, deputeti nga radhët e PDK-së, tha se ky bllokim nga LVV është ...
-
Çitaku me apel: Qytetarët nuk votuan për bllokadë, është koha për reflektim
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Përsëritje pa ndryshim: Kuvendi sërish pa komision, dështim i 21-të
Për të 21-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar t...
-
Kryeziu: Problemi i opozitës s’është tek Haxhiu, por tek Kurti
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka thënë se partitë nuk ...
-
Sipas Bahtirit, VV po bën përpjekje për zhbllokim: 21 orë janë shumë, jo 21 ditë
Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri pak para vazhdimit të 21- të të seancës...
-
Rexhepi: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje
Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi, sot para mediave ka thënë se ...