Lajme

Protestuesit: Stop pazareve politike, vendi të shkoj në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 05 September 2018

Organizatorët e protestës së sotme në Prishtinë para Kuvendit të Kosovës lexuan një deklaratë të përbashkët me qytetarët, shkruan gazeta inFokus.

Përmes kësaj deklarate u kërkua që qytetarët të bashkohen siç u tha për ti dal Zot Kosovës.

Gjithashtu u kërkua ndërprera e të gjitha pazareve  për shtetësi edhe ekzistencën e qytetarëve.

-Advertisement-

Në të u kërkuan edhe zgjedhe të reja në vend.

Më poshtë mund të gjeni të plotë deklaratën e përbashkët të protestuesve.

“ Ne qytetarët e Kosovës jemi mbledhur sot këtu për të kërkuar përgjegjësi tek ata që po luajnë e po bëjnë pazare me fatin tonë, me fatin e vendit tonë, Kosovës. Sot si kurrë më parë është mese e qartë se politika po ndërhynë në gjyqësor, qe Kuvendi është jo funksional, që keqpërdorimet nuk po adresohen dhe një sistem i tillë dëshmitar të cilit jemi ne qytetarët po e shkatërron të ardhmen tonë andaj sot këtu protestojmë dhe kërkojmë që të respektohet sovraniteti i vendit tonë, kërkojmë të ndërpriten pazaret me shtetësinë tonë, me ekzistencën tonë, kërkojmë zgjedhje të reja. Bashkohuni ti dalim Zot Kosovës, bashkoni ju përfaqësues të shoqërisë civile, ju opozite, dhe u o qytetarë të Kosovës pa asnjë dallim, të mblidhemi dhe të bëhemi një, ti japim fund kësaj situate dhe në mënyrë paqësore ta bllokojmë këtë proces shtet shkatërrues, ti themi njëherë e përgjithmonë mjaft, bashkohuni”./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera