Lajme

Protestuesit në Tiranë djegin flamurin e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 20 December 2021

Ka filluar protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Tiranë.

Disa protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë djegur flamurin serb të vendosur në rrugë.

Ata e kanë marrë flamurin dhe kanë nisur t’i vënë zjarrin duke lëshuar sharje ndaj Serbisë, po ashtu edhe ndaj Edi Ramës e Aleksandër Vuçiqit.

-Advertisement-

Presidenti serb ka ardhur në Shqipëri në orën 16:00, dhe pritet që në orën 18:30 të vizitojë edhe Elbasanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera