Lajme

Protestuesit kërkojnë drejtësi për vdekjen e 5 anëtarëve të një familje në aksident trafiku

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 01 October 2021

Me moton “Duam Drejtësi”, sot është protestuar në qytetin e Shtimes, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e 5 anëtarëve të një familje në një aksident trafiku.Nga aksidenti që kishte ndodhur fshatin Koshare të Ferizajt, në vendin e ngjarjes kishin vdekur 4 persona, kurse ishte lënduar rëndë edhe një grua, e cila nga plagët e rënda, kishte vdekur 10 ditë më pas.

Të vdekurit e këtij aksidenti ishin anëtarë të së njëjtës familje.

Kurse nga paraburgimi, Gjykata e ka dërguar në arrest shtëpiak të dyshuarin për shkaktimin e aksidentit në fshatin Koshare të Ferizajt, të ndodhur më 6 qershor 2021.Njëri nga organizatorët e protestës tha se në emër të familjes së personave të vdekur ngrenë zërin për vendimin e Gjykatës dhe Prokurorisë për lirimin në arrest shtëpiak për të dyshuarin.

-Advertisement-

“Kërkojmë nga institucionet shtetërore që të marrin masat e duhura për këtë rast që drejtësia të shkoj në vendin e duhur. Ky ishte vetëm një paralajmërim pasi protestat nuk do të ndalen derisa drejtësia të shkoj në vend”, tha Arben Ramadani, njëri nga organizatorët e protestës.Në protestën paqësore të organizuar në Shtime nga qytetarët, kanë marrë pjesë rreth 100 persona, të cilët e kanë shprehur revoltën në institucionet e drejtësisë, pasi sipas organizatorëve të protestës lënia e të dyshuarit nga paraburgimi në arrest shtëpiak krijon dyshime të bazuara për anim në rast e jo për drejtësi.“Duam drejtësi”, “Drejtësi të pavarur”, “Ministre ku je”, “Po drejtësi, Jo Korrupsion”, ishin disa nga mesazhet që u përcollën në protestë. Në fund të protestës, protestuesit u shpërndan të qetë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera