Lajme

Protestuesit gjuajnë poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 27 December 2021

Furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe nacionalizim të KEDS-it, po kërkojnë një grup i qytetarëve të Kosovës, prapa protestës që po mbahet në Prishtinë kundër reduktimeve të rrymës.

Reporteri.net raportoi se para KEDS-it është një numër jo shumë i madh i qytetarëve.

Protestuesit kanë theksuar se “Ngrohja nuk është komoditet”, “KEDS t’i kthehet Kosovës”, dhe “Rizvanolli ik”.

-Advertisement-

Protestuesit kanë gjuajtur poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it në formë proteste.

Protesta e nisur fillimisht pranë objektit të KEDS-it në Prishtinë, pritet të zhvendoset pranë Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera