Fokus

Protestuesi i mllefosur kundër Qeverisë Hoti: Do të qëndrojmë këtu deri të dalin trimat që po na fundosin

Autori: Halil Berisha 10:50 | 03 June 2020

Disa qytetarë, kanë dal para Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar votimin e Qeverisë Hoti.

Ata po shprehën kundër kësaj Qeverie, deria në protestë kanë dalë me flamuj të Kosovës e Shqipërisë, shkruan gazeta inFokus.

E një nga protestuesit, që ishte goxha i mllefosur, tha që këtu, do të qëndrojnë deri kur të dalin ata që ky thotë se po e fundosin vendin.

-Advertisement-

“Unë i priti sot nga një numër parlamentarësh të pakurrizë veprimin e turpit, ata do të turpërojnë vetvetën dhe gjithë shqiptarët, nuk janë aq koshientë, ose janë, por janë të mbrapsht, dojnë të na kthejnë prapë klikën e hajnave që që 20 vjet e gërryjnë këtë vend, dhe çka, kur të ndodhi. Do të rrimë deri të dalin trimat që kanë vendos të na fundosin tutje, kur të keqen vendin ja sjellin çobanët, disi përbihet, por akademikët, me alamet tituj, por disa i kanë fituar këta tituj nën tavolinë”, ka thënë ky protestues./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera