Protestues dhe policë të vrarë në protestat në Iran
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 21 September 2022
Katër policë janë plagosur dhe një “asistent policor” vdiq nga plagët e marra gjatë protestave masive në Iran, që po organizohen pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila po mbahej nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.
Një guvernator rajonal konfirmoi se katër protestues kanë vdekur gjatë protestave, ndërkaq një grup për të drejtat e njeriut tha se edhe një protestues që ishte plagosur, ka vdekur.
Vdekja e Mahsa Amini, e cila ishte ndaluar nga Policia e moralit e Iranit, nën akuzat se nuk kishte respektuar rregullat për veshjen e hixhabit, ka nxitur protesta në mbarë Iranin.
Për shumë iranianë, vdekja e Amini është dëshmi shtesë e shtypjes së atyre që nuk u binden urdhrave dhe rritjes së trajtimit të dhunshëm të vajzave të reja nga Policia e moralit.
Në protesta, shumë gra iraniane kanë hequr shamitë e kokës.
Agjencia shtetërore e lajmeve raportoi të mërkurën se më 20 shtator në qytetin Shiraz pas protestave të dhunshme.
“Mbrëmjen e së martës, disa persona u përleshën me zyrtarët policorë dhe si rezultat i përleshjeve, një asistent policor u vra. Në këtë incident, katër zyrtarë policorë u plagosën në Shiraz”, raportoi IRNA.
Pesëmbëdhjetë protestues u arrestuan në Shiraz më 20 shtator, tha IRNA.
Përveç në Shiraz, protesta gjatë natës janë mbajtur edhe në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha, përfshirë në Mashhad, Tabriz, Rasht dhe Isfahan, tha media shtetërore iraniane.
Ndërkaq, guvernatori i Kurdistanit konfirmoi se tre persona u vranë nën rrethana të paqarta në protestat në këtë provincë në perëndim të Iranit.
Ismail Zareikosha tha se Policia nuk ishte përgjegjëse për vdekjet. Ai fajësoi ata që i përshkroi si “armiq të Iranit”, duke mos dhënë më shumë detaje.
Ndërkaq, Organizata për të Drejtat e Njeriut Hengaw, tha se një grua, e identifikuar si Hajar Abbasi, vdiq më 20 shtator pasi u plagos nga të shtënat e policisë në Mahabad më 18 shtator.
Policia e moralit e Iranit e kishte arrestuar Aminin më 13 shtator në Teheran, kur ajo kishte shkuar në kryeqytetin iranian për të vizituar familjarët e saj. Ajo humbi ndjenjat në stacionin policor dhe vdiq tri ditë më vonë.
Policia e ndaloi atë pasi nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin. Irani kërkon nga gratë që të vendosin hixhabin në atë mënyrë që të mbulojnë krejtësisht flokët gjatë kohës sa janë në publik./REL
Të tjera
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...
-
Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte ...
-
Sülmoi se*sualisht një grua, arrestohet burri në Malishevë
Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualish...
-
Vazhdojnë telashet me paratë e rrejshme, një person në Prizren ankohet në polici
Një person në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona kanë dorëzuar k...
-
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të m...
-
Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante
Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe...
-
Plicia gjen ārmë në veri të Mitrovicës
Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të arm...
-
Dështimi i serishëm i negociatave për dinarin, Petkoviq para QUINT-it
Pas dështimi të djeshëm të bisedimeve në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje...
-
Osmani kujton 25-vjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: Ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e rënies së heroit...
-
Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit
Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iran...
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
Lëvdatat nga bashkësia ndërkombëtare që priste kryetarja e Kuvendit të Serbis...