Lajme

Protestojnë studentët e FSHMN-së (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 06 December 2017

Studentë dhe Profesorë të Fakulteti të Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës po protestojnë para objektit të Ministrisë Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, shkruan Infokusi.com

Studentët e FSHMN së po kërkojnë ndërtimin e një objekti të ri duke thënë se kushtet në të cilat aktualisht zhvillojnë mësimin janë kushte të mesjetës

Disa nga pankartat që mbanin në duar studentët shkruante “Studente të motivuar pa objekt të ndërtuar”, “I ndajmë të njëjtat hapësira me minj, myk dhe baktere, ju lutem mbroni shëndetin tonë”, “I pari në Kosovë i fundit për nga kushtet”.

-Advertisement-

Protestuesit i kanë bërë kërkesë Ministrisë se Arsimit për ndërtimin e objektit te ri dhe kanë ftuar përfaqësues nga Ministria te dalin jashtë për te biseduar mirëpo kane refuzuar.

Ndërsa Valmir Gashi nga MASH ka thëne se kjo është çështje e komunës së Prishtinës

“Kjo është  çështje e komunës se Prishtinës pasi qe ata e kane penguar ndërtimin, ne nuk mund te bëjmë presion mbi komunën pasi qe çdo gjë shkon ne mënyre institucionale.”, ka thënë Gashi

Më poshtë portali “Infokusi.com” u sjell disa foto dhe video nga protesta./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera