Lajme

Protestojnë punëtoret teknik të QKUK-së, kërkojnë shtesat prej 300 euro

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 30 September 2020

Me dhjetëra punëtorë teknik të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë duke protestuar sot para këtij të fundit.

Ata po kërkojnë nga qeveria e Kosovës, shtesat e premtuara prej 300 euro për punëtorët shëndetësorë, shkruan gazeta inFokus.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka kërkuar të ndërpritet kjo protestë pasi sipas tij ka vullnet që të gjendet zgjidhje edhe për këta punëtorë dhe është e panevojshme që të protestohet./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera