Fokus

Protestojnë pronarët e kiosqeve, duan të futen në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 05 July 2019

Pronarët e kiosqeve të Prishtinës janë duke protestuar sërish, pasi kërkesat e tyre nuk po merren parasysh nga kryetari Shpend Ahmeti.

Përfaqësuesi i protestuesve, Sadudin Hasani ka treguar se kryetari Ahmeti nuk i ka pranuar asnjëherë ata në takim.

Ata janë duke protestuar për shkak se në njoftimin e Komunës së Prishtinës dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve apo marketeve në Komunën e Prishtinës.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka raportuar gjatë këtyre ditëve për një konflikt interesi të cilin e ka njëri prej drejtorëve në Komunën e Prishtinës.

Genc Bashota që drejton drejtori i drejtorisë së planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Komunë është bashkëaksionar në një kompani me pronarin e rrjetit të marketeve “MAXI”, Gazmend Abrashi.

Bashota e Abrashi janë bashkëaksionar në kompaninë ‘Premium Tobacco Group’. Bashota ka 4 për qind, kurse Abrashi 92 përqind të aksioneve. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera