Protestojnë ish- punëtorët e “IMN Kosova, kërkojnë 20 përqindëshin
Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 21 November 2018
Ish-punëtorët e ndërmarrjes “IMN Kosova” kanë protestuar sot para komunës së Prishtinës dhe kanë kërkuar që komuna t’ua kryejë pagesën prej 20 përqind, që u takon pas privatizimit të ndërmarrjes.
Kryetari i Këshillit Protestues, Mustafë Krasniqi tha se 20 përqindshi është kërkesa e tyre e vetme, për të cilën tregoi se janë duke pritur tash e sa vjet.
Krasniqi ka treguar para mediave edhe marrëveshjen të cilën AKP e ka pranuar, por që sipas tij, komuna nuk po e zbaton.
“Vetëm një kërkesë e kemi, të na paguajnë 20 përqindëshin nga privatizimi, komuna e Prishtinës n aka borxh. AKP-ja e ka kryer dokumentacionin, e ka bërë planin e marrëveshjes, nuk po e pranon. Ne duam marrëveshje që të na paguajnë paratë, sepse po presim prej vitit 2010, nuk po presim një muaj a një javë, por po presim që tetë vite e gjysmë”, ka thënë Krasniqi.
E një nga protestuesit , Emin Llalloshi, që thotë se ka qenë edhe një ndër themeluesit e kësaj ndërmarrjeje, tha se ish-punëtorët janë bërë viktima të inateve mes Shpend Ahmetit e Isa Mustafës.
“Tash Isa Mustafa e ka dhënë vendin aty që të ndërtohet shkolla në oborr të fabrikës, ne nuk i kemi thënë ta bëjnë aty. Tash ky Shpend Ahmeti me inati pse ai e ka lejuar shkollën të ndërtohet në vend të fabrikës, na jemi ra viktimë. Kjo është shumë e padrejtë”, ka thënë Llalloshi.
Ndërsa një ish-punëtor i kësaj ndërmarrjeje, Xhemajl Islami, thotë të ketë punuar për 33 vjet në këtë ndërmarrje. Ai ka thënë për KosovaPress se po kërkojnë vetëm atë që u takon, por sipas tij, udhëheqësit nuk po i marrin parasysh.
“Sot kemi dalë në këtë shi, e pesta herë që po dalim për të drejtat tona që na takojnë, askush nuk po del të na thotë diçka, janë fshehur nëpër zyre e tyre e po rrinë. Nuk ka asgjë, i kemi ngritur duart prej qeverisë, kësaj udhëheqësie, komunës e të gjithëve”, ka thënë Islami.
Lidhur me këtë kërkesë, këta ish-punonjës patën protestuar edhe në prill të këtij viti.
Ndërkaq, para protestuesve nuk doli ndonjë përfaqësues i komunës, dhe brenda një ore, ata u larguan, por me paralajmërimin se do të mbajnë edhe protesta tjera.
Të tjera
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...