Lajme

Protestojnë banorët e lagjes së Veternikut

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 22 September 2019

Banorët e lagjes së Veternikut sot protestojnë për shkak të kanalizimit të hapur, i cili po kalon në afërsi të lagjes.

Banorët nëpërmjet një njoftimi thonë se kanalizimi i hapur përpos që po shkakton kundërmim të madh, po ashtu po i mbledh edhe mushkonjat, si dhe është potencial për ndonjë epidemi.

“Në këtë pjesë është e paraparë që të ndërtohet rruga A. Kërkojmë nga komuna e Prishtinës që urgjentisht të e mbyll kanalizimin e pastaj mund të vazhdon me ndërtimin e rrugës. Kërkohen afate të sakta për këtë punë. Protesta mbahet më 22 tetor, te ura ku kalon kanalizimi, konkretisht afër spitalit Amerikan, ora 11:00”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera