Lajme

Protestohet për hapsirën ku është e vendosur Kisha Ortodokse

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 22 November 2017

Organizata ‘Demokracia Studentore’ ka prezantuar dëshmitë e vendosjes me dhunë të Kishës Ortodokse në hapësirat e UP-së.

Mexhid Ramusa kryetar i ‘Demokracisë Studentore’ tha se nuk do të lejojnë që kjo tokë ti mbetet objektit i cili siç thonë ata është ndërtuar me dhunë nga regjimi serb dhe si i tillë duhet ti takohë UP-së.

‘Kundërshtojmë vendimin e gjykatës së apelit pasi qe ne po ia dëshmojmë se si u ndërtua kjo kishë dhe nga kush. Gjykata me këtë vendim e benë të ligjshme dhunën dhe të gjitha krimet që ka kryer Serbia në Kosovë’, tha Ramusa.

-Advertisement-

Në këtë dëshmi që ‘Demokracia Studentore’ ka shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit.

‘Ky objekt simbolizon regjimin e Milloshvicit dhe planet e tij për spastrim etnik në Kosovë’, është mbishkrimi i vendosur në Pankartën me fotografitë e Kishës.

Demokracia Studentore këtë pankartë donë ta vendosin tek rektorati por që janë të penguar nga Policia e Kosovës të cilët nuk po i lejojnë të hynë brenda.

Ramusa pas kësaj tha së ne do të kërkojmë edhe të shkarkohet rektori i UP-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera