Protestohet para parlamentit në përkrahje të punëtoreve teknike
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 07 October 2024
Nga ora 12:00 do të protestohet patra objektit të parlamentit të Kosovës në mbështetje të punëtoreve teknike të këtij institucioni që ndodhen në grevë.
Kjo u bë e ditur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist që janë organizatore të protestës,
“Tash tri javë, punëtoret teknike të Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë hyrë në grevë. Ato për tri javë rresht janë duke qëndru në të ftohtë, në shi e pa mbështetje në oborrin e Kuvendit për të kërkuar rrogë dhe kushte të dinjitetshme pune”.
“Ato paguhen veç 275 euro dhe rrezikojnë që për muajin shtator të mos paguhen fare, e edhe të largohen prej punës. Kompania Shcafberger është duke vazhduar t’i injorojë kërkesat e punëtoreve, duke i lënë ato edhe më të pasigurta për të ardhmen e tyre. Ndonëse qëndresa dhe organizimi i grevisteve është inspirues dhe i jashtëzakonshëm, përkeqësimi i kushteve klimatike dhe përfundimi i kontratës që Shcafberger e ka me Kuvendin në fillim të nëntorit, paraqet rrezik të drejtpërdrejt për to. Andaj, dhe duhet veprim kolektiv”.
“Greva dhe qëndresa e tyre duhet të na mobilizojë të gjithave/ëve publikisht dhe sa më zëshëm. Përderisa ato po i afrohen fundit të kontratës, ne duhet të bëhemi çdo herë e më të zëshme/ëm dhe më prezentë në diskurs publik për të mos lejuar që revolta e tyre të shuhet dhe ato të përfundojnë me rroga të mjerueshme, ose edhe më keq, të përjashtuara nga puna.Ne thërrasim në solidaritet të hënën dhe mobilizim të vazhdueshëm me luftën e tyre. Është qenësore që të jemi krah punëtoreve sot dhe çdo ditë tjetër. Rezistenca e tyre është edhe lufta jonë”, thonë nga kjo organizatë.
Të tjera
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...