Protestën e së hënës në Veri serbët e lënë për të dielën, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 06 January 2023
Serbët në veri të Mitrovicës do të mblidhen për të protestuar kundër politikave të Aleksandar Vuçiqit dhe Listës Srpska.
Por, kjo protestë e paralajmëruar për të hënën do të mbahet një ditë më herët. Siç thonë organizatorët, protesta është zhvendosur për shkak të kërkesave të qytetarëve për detyrimet që kanë në vendet e punës më 9 janar.
Protesta do të mbahet të dielën, më 8 janar, në ora 12:00, në veri të Mitrovicës, raporton Danas, transmeton Gazeta Express.
Nebojsha Joviq, njëri nga organizatorët, kishte deklaruar më herët se protesta është mbajtur për të ngritur zërin kundër “tradhtisë së lartë të Aleksandër Vuçiqit dhe torturave, mburrjeve, pasurimit të pakontrolluar, kërcënimeve dhe shantazhit të Listës Srpksa, si dhe minimit të bazës së Policisë së Kosovës në veri”.
“Qytetarët serbë të Mitrovicës do të dalin për të dërguar publikisht një mesazh se Aleksandar Vuçiq, me një politikë kaq proshqiptare dhe të dëmshme për serbët në Kosovë dhe Metohi, si dhe Listën Srpska, e cila ishte partner afatgjatë i Thaçit dhe Haradinajt, nuk mund të përfaqësojnë më serbët që jetojnë në Kosovë dhe Metohi”, tha Joviq.
“Serbët nga Kosova do të kërkojnë nga Serbia që të caktojë një “negociator shtetëror – përfaqësues”, i cili para së gjithash do të respektojë interesat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë dhe Metohi”, tha ai.

Të tjera
-
Universiteti i Birminghamit shënon 125 vjetorin, nderon Besnik Tahirin duke e publikuar biografinë e tij si tregim suksesi
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, është ...
-
PDK nesër mban konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë konferencë për media. Nuk d...
-
Flamujt e Rugovës dhe Darka e Lamës janë instrumente të marketingut elektoral nga Kurti dhe LVV
“Darka e Lamës” dhe Gjahu i Kurtit për votat e LDK-së e Rugovës Flamujt e ...
-
Osmani në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Kosova po pozicionohet si partnere e besueshme në siguri dhe mbrojtje
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare ...
-
U përpoq të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York
Një 28-vjeçar me shtetësi amerikane dhe gjermane, Joseph Neumayer, u arrestua...
-
Humbje milionëshe dhe rënie e besimit, pasojat e moskonstituimit të Kuvendit
Dështimi i vazhdueshëm i konstituimit të Kuvendit, rrjedhimisht edhe mos hapj...
-
Besa Ismaili: “Veriu i çliruar nuk e rriti votën e VV’së sepse s’ka çlirim, ka vetëm mashtrim
Besa Ismaili, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë s...
-
Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, Kreu i KGJK’së: Deri tash Gjykata për këtë rast me përpikmëri e ka zbatuar ligjin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po i përgjigjet urdhrit të Gjykatës T...
-
Begaj në Amerikë, i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt n...
-
Moti për 5 ditët e ardhshme: Me diell, vranësira dhe reshje shiu
Java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike – diell,...
-
Këta janë PIN-at që nuk duhet t’i përdorni – mund të thyehen lehtësisht
Kodet PIN janë një ndër format më të zakonshme të mbrojtjes së pajisjeve dhe ...
-
Studentët që fituan garën në gjuhë gjermane ftohen në rezidencë te Ambasadori, shkon aty edhe Kurti
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka shkruar për një konkurs të shkrimit të st...