Lajme

Protestë për mos rregullimin e rrugës Malishevë-Kijevë (FOTO)

Autori: Egzon Morina 19:42 | 11 September 2018

Rruga Malishevë-Kjevë ka disa muaj që është gërryer dhe ka mbetur në gjendje të tmerrshme, duke krijuar vështirësi në komunikacion, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo rrugë lidhë shumë fshatra të Malishevës dhe në shenjë pakënaqësie qytetarët e kësaj ane të mërkurën nga ora 09:00 deri në ora 10:00 do të organizojnë protestë.

Organizatori i kësaj proteste Ismajl Paqarizi i ka thënë Gazetes inFokus se kjo rrugë ka tre muaj që është gërryer dhe është në gjendje të mjerueshme.

-Advertisement-

„Rruga Malishevë-Kjevë ka tre muaj që është gërryer dhe është në gjendje të mjerueshme dhe në shenjë pakënaqësie fshatrat Kjevë, Bubavec, Lubizhd, Turjak, Damanek, Mirushë që i lidhë kjo rrugë të mërkurën do të protestojnë nga ora 09:00 deri në ora 10:00“

Po ashtu Paqarizi ka thënë se kjo rrugë nuk është në kompetencë të Komunës së Malishevës por është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Tutje ai thotë se qytetarët i paguajn taksat dhe prap rruga mbetet në gjendje të mjerueshme ku më së shumti qytetarët pësojnë dëme në veturat e tyre./Gazeta inFokus/

Pamja e rrugës Malishevë-Kijevë

Pamja e rrugës Malishevë-Kijevë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera