Protestë për lejimin e tërheqjes të mjeteve të Trust-it pensional
Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 26 May 2022
Në Prishtinë, sot do të protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trust-it pensional. Përmes një postimi të shpërndarë të një grupi qytetarësh në Facebook, është bërë e ditur se në ora 12:00, para Kuvendit të Kosovës do të protestohet në mënyrë paqësore, për t’iu kërkuar deputetëve që të votojnë për ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional.
Një grup qytetarësh, përmes rrjetit social në facebook, ka bërë të ditur se do të protestojnë sot para Kuvendit të Kosovës, për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga TRUST-i. Grupi në Facebook, “Pro tërheqjes 30% të Trustit”, i cili përbëhet nga rreth 26 mijë anëtarë, ka bërë thirrje që protesta të mbahet nga ora 12:00.
Organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje edhe bizneseve që të protestojnë dhe madje të lirojnë punëtorët për të dalë në rrugë dhe që atyre t’u mundësohet transporti.
“I ftojmë të gjitha bizneset nga mbarë Kosova që ta mbështesin protestën, sepse pas qytetarëve, bizneset do të jenë përfitues nga tërheqja e mjeteve nga Trusti”, ka shkruar në këtë grup publik, Adnan Jashari.
Kësaj thirrje i është bashkuar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional, që mundëson tërheqjen nga 10 deri në 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti. “Të enjten protestohet për Trustin, qytetarët kërkojnë tërheqjen deri në 30%”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, duke e shpërndarë thirrjen për protestë.
Por, iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional që mundëson tërheqjen nga 10 deri në 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti, nuk kaloi dje në Komisionin për Buxhet të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, ky projektligj do të shqyrtohet në Kuvend pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, duke kërkuar që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti, tha se kjo do të ndikojë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetje për qytetarët.
Themeluesi i grupit “Pro tërheqjes 30% të Trustit”, Adnan Jashari, ka deklaruar se qytetarët janë shprehur të gatshëm për të protestuar, derisa ka theksuar se reagimet e para pas paralajmërimit të protestës kanë qenë të jashtëzakonshme.
Të tjera
-
Syla pret në takim kolonelin kroat, flasin për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti sot në takim drejtorin e Sek...
-
Osmani pritet nga Macroni në Francë, thotë se Kosova mbetet e përkushtuar për fuqizimin e saj ndërkombëtar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Francë nga homologu i saj...
-
BQK-ja miraton udhëzimin për Standardizimin e QR Kodit që do të përdoret për pagesat në Kosovë
Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore ka njoftuar se ka miratuar Udhëzimin pë...
-
Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tre shtetasve nga ...
-
IKP-ja rekomandon suspendimin e policit që dyshohet se plạgosi nënën e tij
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari polic...
-
Kujdesi i duhur gjatë ngasjes në mot me shi
Ngasja në mot me shi kërkon vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë, pasi ku...
-
Vdẹs i aksidentuari në autostradën “Ibrahim Rugova”
Si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”,...
-
Arrin në Kosovë komandanti i ri KFOR-it
Ka arritur në Kosovës, komandanti i ri i KFOR-it, major gjenerali Enrico Bard...
-
Zhegrova, Muslija e Muric i kërkojnë zyrtarisht falje Federatës, FFK-ja publikon letrën
Tre futbbollistët e përjashtuar nga Franco Foda gjatë muajit shtator, Edon Zh...
-
Tahiri: Ndoshta Osmani e Kurti nuk vazhdojnë t’i mashtrojnë diplomatët siç mashtruan popullin
Ish-kryenegociatorja në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar viz...
-
Nxirret nga uji kamioni i rënë në lumin Ibër
Tre persona kanë mbetur të lënduar lehtë pasi kamioni me të cilin po udhëtoni...
-
Kurti: Ka kaluar koha kur presidenti serb ka pasur ndikim në punët e brendshme të Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se kritikat ndërkombët...