Lajme

Protestë para Kuvendit, mbërrin ambulanca, 6 policë të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 22 November 2018

Pas disa momenteve të dhunshme, në ambientet para godinës së Parlamentit të Shqipërisë është parë të mbërrijë një ambulancë, e cila ka marrë disa efektivë të plagosur.

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit.

“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit.

-Advertisement-

Më tej Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Protesta po mbahet nga banorë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i Unazës së Re në Tiranë. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera