Lajme

Protestë para KE-së kundër Gruevski e pro Selës

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 06 May 2017

Përfaqësues të komunitetit shqiptar të Belgjikës, duke pasur parasysh situatën destabilizuese e krijuar në Maqedoni, kanë vendosur që të mërkurën në mesditë të organizojnë një protestë përballë Komisionit Evropian në Bruksel.

Ata kanë njoftuar se përmes kësaj proteste, komuniteti shqiptar i Belgjikës teksa përshëndetë zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, dënon sulmin terrorist të huliganëve të VMRO-së kundër institucionit të Parlamentit dhe liderëve të mazhorancës së re.

“I uron shërim të shpejtë Ziadin Selës, kërkojmë unitetin e partive shqiptare për të çuar në vend aspiratat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve si një popull shtetformues në Maqedoni; i bëjmë thirrje Shqipërisë dhe Kosovës që të ndërmarrin veprime diplomatike të koordinuara dhe më të ashpra ndaj regjimit maqedonas por dhe të aktivizohën më intensivisht në instancat ndërkombëtare; i bëjmë thirrje BE-së që të ndërmarrë sanksione kundër politikës së aparteidit e diskriminuese ndaj Shqiptarëve dhe në veçanti kundër personit të Gruevskit për largimin e tij dhe ballafaqimin me organët e drejtësisë për terrorizëm dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, i bëjmë gjithashtu thirrje BE-së për të rritur angazhimin e saj për zgjerimin, paqen dhe stabilitetin në Ballkan teksa ky rajon rrezikohët nga rrymat populiste dhe ekstremiste dhe qëllime destabilizuese dhe luftënxitëse për të dhe të gjithë Evropën”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Komunitetit shqiptar i Belgjikës apelon për një pjesëmarrje masive të të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim të asnjë natyre.Pas protestës, përfaqësuesit e Komunitetit shqiptar të Belgjikës do t’i dorëzojnë një memorandum autoriteteve të Bashkimit evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera