Lajme

Protestë para BQK-së kundër ngritjes së çmimit për sigurimin e veturave

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 22 November 2019

Me moton “Mendo per neve”, “Siguroni mos na varfëroni”, “BQK ktheje vendimin” të premtën po mbahet protestë para Bankës Qendrore të Kosovës pas vendimit për rritjen e çmimeve për sigurimin e veturave.

Në këtë protestë u tha se nuk do të ndalohet deri në pezullimin e vendimit të BQK-së, shkruan gazeta inFokus.

“Kjo protestë nuk ka asnjë tendencë të vetme, kjo protestë është e qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët po e kundërshtojnë të vetmin vendim ngritjen prej 26% të sigurimeve të automjeteve”, tha njëri nga protestuesit.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se nuk do të ndalen me protestat deri në pezullimin e këtij vendimi.

“Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të vendimit,ne nuk do të ndalemi me protesta. Do të dalim çdo ditë nëse është nevoja edhe më masivisht deri në pezullimin e këtij vendimi”, shton ky qytetar.

Ndërsa Bekim Mehmeti, ekpert i komunikacionit tha se nuk do të lejohet zhvatja e qytetarëve.

“Vetura në ditët e sotme nuk është luks është nevojë. Do të jemi sa më masivë në protesta mos të lejojmë zhvatjen e qyetetarëve. Protesta do të vazhdojë dhe do të masivisohet”, tha ai.

Protestuesit u shprehën të gatshëm të bisedojnë me guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin, por nuk do të ndryshojnë mendim deri në pezullim të vendimit./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera