Fokus

Protestë në Kamenicë kundër mbylljes së shkollave

Autori: Lindita Berisha 14:15 | 16 September 2019

Këtë të hënë është protestuar në Kamenicë kundër mbylljes së shkollave.

Në këtë protestë morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të cilët marshuan nga të gjitha shkollat në Kamenicë për të kundërshtuar vendimin e kryetarit Qëndron Kastrati.

Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën inFokus kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari.

-Advertisement-

Pavarësisht protestës së mbajtur Jashari nuk ka ndonjë shpresë që kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të ndryshoj vendimin.

Jashari madje tha se Kastrati nuk u paraqit fare tek protestuesit, shkruan gazeta inFokus.

“Ne edhe një herë i kemi bërë apel Kastratit i cili nuk doli, ndoshta edhe nuk ishte aty, duam që të merret një qëndrim i përbashkët në të mirën e institucionit arsimorë. Duke pasur përvojë nga takimet që kam pasur e kam lutur z. Kastrati që ta heq këtë vendim për hir të votës që e ka marr nga qytetarët e kësaj qyteze dhe fshatrave”, tha Jashari.

Madje kreu i SBASHK-ut tha se Qëndron Kastrati duhet të mendoj mirë para se të mbyllen shkollat.

“Duhet ditur se çfarë duhet të bëjnë mësimdhënësit që mbeten pa vende të punës, e çfar nxënësit që duhet të udhëtojnë me dhjetra kilometra, dhe cfar me shkolla për të cilat janë dhënë miliona euro për t’u ndërtuar, e tash u dashka t’ i mbyll”, përfundoi kreu i SBASHK Rrahman Jashari./GazetainFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera