Lajme

Protestë në Gjermani kundër kandidimit të ish-spiunit Rus si raportues për Kosovën nga Këshilli Evropian

Autori: Halil Berisha 09:24 | 13 November 2019

Më 15 Nëntor, do të zgjedhejt raportuesi i ri për Kosovën nga Këshilli Evropian.

Kandidat, për këtë post është edhe ish-pjesëtari i shërbimit sekret rus Andrey Kondratyev, shkruan gazeta inFokus.

Ky, bile njihet edhe për shoqërinë e afërsinë e tij me Presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

-Advertisement-

Kështu, në kundërshtim të kandidimit e mundësisë së zgjedhjet së tij në këtë post, është organizuar një protestë më 14 Nëntor para Bundestagut gjerman.

Kjo është bërë e ditur nga një faqe në Facebook, “Loveu”, shkruan gazeta inFokus.

E këtu, i bëhet thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të dalin e ta përkrahin protestën.

“Të dashur bashkatdhetarë, Duke kundërshtuar zgjedhjen e mundshme të ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus Andrey Kondratyev si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës, më 14 nëntor (e enjte), në Berlin, para Bundestagut Gjerman do të protestohet me moton LOVE EU, not GRU #notGRU. Protesta do të fillojë në orën 09:00 në këtë adresë: Deutscher Bundestag: Marie Elisabeth Lüders Haus Adele Schreiber Krieger Straße 1”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera