Lajme

Protestë në Athinë

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 04 February 2018

Sot në Athinë do të protestohet kundër propozimit të emrit Maqedoni.

Në sheshin Sintagma është paraparë protesta më e madhe pas protestës së viteve 90 për të njëjtën çështje.

Mbi 1500 autobusë janë rezervuar për të sjellë protestues nga provinca të ndryshme. Ajo do të mbështetet edhe nga partitë opozitare, sa kaq prezencën e tyre e kanë konfirmuar opozitarja Demokracia e Re dhe lideri i saj Kiriakos Micotakis.

-Advertisement-

Në protestë pritet të marrë pjesë edhe partia në koalicionin qeveritar “Grekët e pavarur” dhe krerët e Kishës. Ndërkohë grupi anarkist Ruvikonas ka paralajmëruar se “të dielën në shesh do të derdhet gjaku”.

Pwrndryshe, dje mijëra protestues në Selanik të Greqisë i paraprinë protestës së planifikuar për ditën e sotme në Athinë.

Protestuesit bllokuan për 2 orë rrugët e qytetit duke kërkuar që propozimi për zgjidhjen e kontestit me emrin të mos përmbajë termin “Maqedonia”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera