Sport

Protestë masive me 10 tetor, reagon Liga Profesioniste e Futbollit

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 29 September 2020

Futbolli në Shqipëri nuk ka riflluar ende. Kërkesat nuk janë plotësuar, çka të jep idenë se situata do vazhdojë të jetë e tillë. Liga Profesioniste e Futbollit ka bërë një përditësim para pak minutash, teksa është shprehur se me 10 tetor do ketë protest masive.

Postimi:

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit u mblodhën sot për të diskutuar në lidhje me çështjet organizative dhe me vijimin e bojkotit të kampionatit të Kategorisë Superiore. Gjatë diskutimeve Asambleja e Ligës u dakordësua për hapat e mëtejshëm në luftën për plotësimin e katër kerkesave të Ligës drejtuar qeverisë.

-Advertisement-

LPF do të intensifikojë kontaktet me negociatorin e qeverisë z. Fidel Ylli dhe për këtë ngarkohet Kryetari i Ligës dhe Sekretari i përgjithshëm për te ndjekur hap pas hapi ecurinë dhe reagimin e qeverisë pas dërgimit të relacionit shpjegues për kërkesat e Ligës.LPF është e vendosur për vazhdimin e bojkotit dhe përshkallëzimin e protestave, duke projektuar protestën masive të futbollistëve më datë 10 tetor 2020. Për këtë do të ngrihet një grup pune për organizimin e saj dhe sensibilizimin e opinionit publik.Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga qeveria për kërkesat e Ligës.

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit mbeten shpresëplotë për një përgjigje sa më shpejtë nga ana e qeverisë dhe për veprime konkrete në shqyrtimin dhe plotësimin e këtyre kërkesave që mund të sjellin zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera