Lajme

Protestë edhe para policisë në Prishtinë: Përdhunuesit në burg

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 06 February 2019

Të enjten në ora 12:00 Iniciativa e të rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë do të protestojë para stacionit qendror të Policisë në Prishtinë.

Protesta organizohet pas rasteve të fundit të raportuara në media, për përdhunime ndaj grave e vajzave.

Në thirrjen e kësaj Iniciative, thuhet kështu:

-Advertisement-

Përdhunuesit në burg!

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë aktivistët/et e qytetarët të mblidhen para Stacionit Policor në Prishtinë për të protestuar kundër dhunës së legjitimuar mbrenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave.

Rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar një të mitur nga Drenasi, na shokoi të gjithëve, e kjo kerkon reagim mbarqytetarë. Nuk duhet të heshtim para rasteve të tilla, e të lejojmë të tjera te zhvillohen në heshtje.

Policia e Kosovës ka për detyrë të na mbrojë, e jo të qëndrojë pas krimeve të tilla.

Ftojmë të gjithë të mblidhemi para policisë në ora 12:00. Së bashku të qendrojmë kundër këtyre padrejtësive e të sigurohemi që raste të tilla mos të përsëriten.

Viktimat duhen të mbrohen, përdhunuesit të dënohen!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera