Lajme

Protestë e rrahje në karantinën në Qendrën e Studentëve, shkak mos-testimi dhe zgjatja e ditëve të karantinës

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 02 April 2020

Të karantinuar në Qendrën e Studentëve janë revoltuar si shkak i neglizhencës nga institucionet e Kosovës dhe sonte kanë organizuar protestë ku ka ndodhur edhe një rrahje.

Burime të lajmi.net nga brenda karantinës në Qendrën e Studentëve bëjnë të ditur se deri tek protesta ka ardhur për shkak se të karantinuarit kanë mbushur nga dy javë (14) ditë në karantinë dhe nuk janë testuar, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, protesta ka eskaluar në përleshje verbale e fizike midis të karantinuarve.

-Advertisement-

Të vendosurit në karantinën në Qendrën e Studentëve që nga dita e parë janë ankuar për mungesë të kushteve elementare.

Gjithashtu, lajmi.net merr vesh se disa personave të karantinuar në Qendrën e Studentve iu është shtyrë karantinimi nga 14 në 16 ditë për shkak se nuk ua kanë njoftë 3 ditët e para të karantinimit.

Kjo, për arsye se Ministria e Shëndetësisë ka bërë gabime në organizimin e karantinës, duke iu dhënë ushqim të gjithëve në një hapësirë për përbashkët gjë e cila është kundër standardeve higjenike.

Lajmi.net është në pritje të përgjigjeve dhe sqarimeve nga Policia e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera