Lajme

Protestë e ashpër në Prizren, banorët kërkojnë ujë

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 14 January 2022

Banorët e lagjes “Bajram Curri” të Prizrenit protestuan të premten për shkak se tash e tre muaj po kanë reduktime të ashpra me ujë.

Prizrenasit kërkuan furnizim të rregullt me ujë, t’iu rritet presioni i shtypjes së ujit dhe të bëhet rishikimi i faturave pas reduktimeve.

Përgjegjësit nga kompania “Hidroregjioni Jugor” nuk qenë në gjendje që të japin ndonjë afat kohor se kur mund të dilet nga ky problem me të cilin po ballafaqohen rreth 5 mijë banorë të lagjes “Bajram Curri”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera