Rajoni dhe Bota

Protestat kundër masave të Coronavirusit përfshijnë Europën

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 13 September 2020

Mijëra njerëz në Europë kanë dalë në protesta masive kundër masave shtrënguese për shkak të koronavirusit.

Këtë të diel rrugët e Madridit u bllokuan, pasi qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sanchez. Ata mbanin në duar flamuj kombëtare dhe brohorisnin: “qeveria të japë dorëheqjen”. Ata ngritën edhe akuza për manipulimin e të dhënave të koronavirusit.

Sipas autoriteteve, më shumë se 3000 njerëz dolën në sheshet e Madridit.

Edhe në Francë jelekverdhët dolën sërish në protesta masive e të dhunshme, pas krizës që ka shkaktuar koronavirusi në ekonomi.

Protestuesit u përleshën me policinë e cila iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa u arrestuan mbi 100 qytetarë.

Protesta kundër masave të koronavirusit janë zhvilluar edhe në Australi. Në Melburn autoritetet kanë arrestuar më shumë se 50 persona.

Të tjera