Protestat antiqeveritare në Serbi, paralajmërohet radikalizimi i tyre

Autori: Gazeta inFokus
23:20 | 17 June 2023
Në Beograd më 17 qershor është mbajtur protesta e shtatë me moton “Serbia kundër dhunës”. Gjatë tubimit në kryeqytetin serb u paralajmërua se protestat do të radikalizohen nga java e ardhshme nëse kërkesat e protestuesve nuk plotësohen, shkruan REL.
Pasi organizatorët mbajtën fjalime, protestuesit filluan të marshonin përgjatë një autostrade, në të cilën u mbyll trafiku deri në orën 21:00.
Protesta po ashtu janë mbajtur në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc.
Protestat nisën pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë në fillim të majit. Protestuesit po kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, por edhe të anëtarëve të Rregullatorit të Mediave Elektronike dhe udhëheqjen e Shërbimit Publik të Serbisë.
Protestuesit po ashtu po kërkojnë mbylljen e tabloideve që përhapin dhunë dhe marrjen e frekuencave kombëtare për televizionet që promovojnë dhunë përmes programeve të tyre.Reklama
Smiljan Banjaq, gazetar në një radio, që mori pjesë në protestën në Beograd, tha se qytetarët në mënyrë naive besuan “se një tragjedi e tmerrshme do të na këndellë”, por në vend të kësaj ata vetëm u ofenduan.
“Nëse kërkesat nuk plotësohen, në protestën e radhës do të marrim veprime më konkrete”, tha ai.
Ai tha se herën tjetër, përveç Beogradit, Nishit dhe Novi Sadit, edhe dhjetë qytete të tjera do të bllokohen.
“Ose dhuna do të ndalet, ose Serbia do të ndalet”, theksoi ai, transmeton REL.
Pavle Cicvariq, student në Universitetin e Beogradit, tha se gjeneratat e mëparshme në vitet ’90 kishin rrëzuar regjimin që kishte promovuar dhunë.
“Ata patën sukses, dhe tani na përket ne që ta rrëzojmë regjimin e njëjtë. Studentët më nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe do të veprojnë ndaj çdo padrejtësie që do të bëhet”, tha ai.
Këto protesta në Serbi kanë nisur para një muaji dhe ato po thirren nga grupet parlamentare në opozitë, sikurse Partia Popullore, Partia Demokratike dhe koalicioni i Të gjelbërve të majtë. Megjithatë, partitë opozitare kanë thënë se protestat nuk janë politike.
Ndërkaq, me kërkesën e 61 deputetëve në Parlamentin e Serbisë ka nisur diskutimi për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bratisllava Gashiq. Në seancën e mbajtur më 15 qershor mori pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila tha se “absolutisht” nuk do të propozojë shkarkimin e Gashiqit. Sipas saj, ai po kryen punën me përgjegjësi dhe seriozitet.
Debati parlamentar për këtë çështje do të vazhdojë më 21 qershor. Qeveria serbe ka akuzuar opozitën se po “politizon tragjedinë”.

Të tjera
-
Muharremi analizon se VV ka rënë nën 38%, qe pse
Vetëvendosje ka rënë nën 38%, sipas analizës së opionistit Shenoll Muharremi ...
-
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vr*sjen e rreshterit Lika
Gjykata Themelore në Ferizaj, të martën më 22 prill, ka aprovuar kërkesën e P...
-
Trump sërish e kritikon Zelenskyn: Deklaratat e tua po i dëmtojnë bisedimet e paqes me Rusinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte kritik të mërkurën ndaj liderit ukr...
-
Abelard Tahiri: Fitorja ndaj Ligjit për KPM-në është fitore për fjalën e lirë dhe mediat e pavarura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar p...
-
Instagram forcon kontrollin e moshës me inteligjencë artificiale për të mbrojtur të miturit
Instagram ka nisur testimin e një metode të re të mbështetur nga inteligjenca...
-
Deputetja finlandeze: Ta njohin Kosovën të gjitha shtetet e BE-së, t’i jepet statusi i vendit kandidat
Deputetja e Parlamentit Finlandez, Tytti Tuppurainen, ka takuar sot president...
-
Ndalohen mbrëmjet e maturës dhe ekskursionet për nxënësit në Prishtinë
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që të gjitha aktivitetet jashtëk...
-
E rrallë: Nesër Kurti përuron një urë
Foto nga arkiva Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të...
-
Osmani me mërgatën në Finlandë mbyllë ditën me këngë e valle
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zytare në shtetin e ...
-
Kelmendi: Kurti po hesht se s’ka fakte, marrëzitë po ua lë deputetëve të tij
Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj si...
-
Deklarimi vjetor i pasurisë: Çfarë zotëron kreu i LDK-së?
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar formu...
-
Për tre muaj u braktisën tre fëmijë në Kosovë, ja në cilat komuna
Në tre muajt e parë të këtij viti, nga janari deri në mars, në Kosovë janë br...