Lajme

Protesta për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, organizatori: Do t’i bashkohen shumë qytetarë, deputetët të reflektojnë

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 25 May 2022

Nesër në mesditë (12:00), në sheshet e Prishtinës do të protestohet për të kërkuar miratimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti.

Adnan Jashari, organizator i kësaj proteste, në një lidhje direkte në Frontal të T7 foli për pjesëmarrjen e qytetarëve që ai tha se e pret nesër.

“Kësaj proteste do t’i bashkohen shumë qytetarë për shkak të pakënaqësive”, tha ai.

-Advertisement-

Jashari theksoi se “do të protestojnë në mënyrë paqësore” dhe se policia është njoftuar me kohë për protestën.

“Kërkesa kryesore është të votohet projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti”, kujtoi ai.

“Shpresoj që ata do të reflektojnë”, tha Jashari, i pyetur nëse beson se deputetët do ta përfillin këtë kërkesë.

Ai tha se qytetarëve “iu ka humbur durimi”.

Sot, projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti nuk ka kaluar në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera