Lajme

Protesta në veri, Policia del me detaje nga protesta

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 22 December 2022

Policia e Kosovës pas përfundimit të protestë në Rudarë të Zveçanit ka dalë më një komunikatë për media, dukë dhënë kështu detaje rreth kësaj proteste, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë komunikatë, PK-ja ka konfirmuar se protesta ka përfunduar qetë. Derisa ka demantuar disa raportime, ku u tha se Policia e Kosovës ka penguar autobusë me protestues nga Shtëpca, që kishin për qëllim t’i bashkoheshin protestës në veri.

Sipas policisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor.

-Advertisement-

“Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të ligjit dhe sigurisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë verifikimit të dokumenteve disa persona nuk kanë pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetë dëshirë) nuk kanë vazhduar tutje”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, në këtë protestë sipas policisë kanë marrë pjesë 1 mijë e 500 protestues./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera