Protesta në Jarinje, Tahiri: Qeveria e paaftë, të këndellet urgjentisht dhe ta kthejë normalitetin në veri
Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 18 December 2022
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se përpjekja e grupeve kriminale serbe që të mësyjnë kufirin e Republikës së Kosovës me qëllim që ta paraqesin shtetin tonë si shtet të cenueshëm nga jashtë, është në sinkron me përpjekjet e Serbisë për ta paraqitur një realitet të ri për komunat veriore.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk mund të tolerohen përpjekjet kriminale që synojnë krijimin e një realiteti të ri brenda Kosovës, teksa ka shtuar se as Qeveria Kurti nuk po tregohet e aftë që këtyre ngjarjeve t’i qaset me një strategji kuptimplotë e të koordinuar.
Tahiri ka thënë se Qeveria duhet të këndellet urgjentisht dhe ta rimarrë në dorë agjendën e normalitetit në komunat veriore të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Përpjekja e grupeve kriminale serbe që të mësyjnë kufirin e Republikës së Kosovës me qëllim që ta paraqesin shtetin tonë si shtet të cenueshëm nga jashtë, është në sinkron me përpjekjet e Serbisë për ta paraqitur një realitet të ri për komunat veriore, një rikthim të asaj pjese në oazë të krimit të organizuar për kriminelët dhe në një levë politike për ta shpërqendruar fokusin nga marrëveshja finale për njohje.
Nuk mund të ketë tolerancë për përpjekjet kriminale që synojnë krijimin e një realiteti të ri brenda Kosovës e në kufijtë e saj. Fatkeqësisht, as qeveria Kurti nuk po tregohet e aftë që këtyre ngjarjeve t’i qaset me një strategji kuptimplotë e të koordinuar.
Kjo rrethanë në tentativë për të importuar një cenim të rendit juridik e shtetëror të Kosovës në pikat kufitare e brenda territorit tonë nga ana e grupeve kriminale është e papranueshme. Qeveria duhet të këndellet urgjentisht dhe ta rimarrë në dorë agjendën e normalitetit në komunat veriore të Kosovës.
Të tjera
-
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës: Largimi i Atilla Kardesh nga Big Brother, fitore për shëndetin psikologjik të gruas
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, ka mirëpritur vendimin për largimin nga s...
-
Agim Bahtiri e uron Donald Trumpin, ia jep edhe një këshillë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka uruar Donal Trumpin për fitoren...
-
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Hungari
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Hungari ku do ta përfaqësojë Koso...
-
Fundi i një sage, Majlinda Lecaj i merr fëmijët e saj në kujdesje pas një beteje gjyqësore trevjeçare
Ka përfunduar procedura përmbarimore ndërmjet Majlinda Lecajt dhe Blerim Gash...
-
Nëntë të arrestuar në Serbi gjatë protestës për shembjen vdekjeprurëse të çatisë
Nëntë persona janë arrestuar pas trazirave që shpërthyen gjatë një proteste m...
-
Murati fjaloset me deputetët e PDK-së: Premtimet për zgjedhjet e 9 shkurtit i keni të pasakta
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti 3.6 miliardësh i vitit t...
-
Askush nuk e mbështeti Trump më shumë se Musk, çfarë fitoi njeri më i pasur në botë? Rritet vlera e….
Asnjë biznesmen nuk bëri më shumë për të mbështetur kandidaturën e ish-presid...
-
Krasniqi priti ambasadorin italian, flasin për zhvillimet aktuale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selin...
-
Kur pritet ta marrë detyrën e Presidentit Donald Trump?
Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Ame...
-
Lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, Abdixhiku: Pas 9 shkurtit, bëhuni gati për unazën, stadiumin e spitalin e ri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë so...
-
Si duhet të jetë “shërbimi i ri ushtarak” gjerman sipas ligjit të ri, ja ku do të jetë fokusi
Forcat e armatosura gjermane do të rriten dhe kanë nevojë për forma shtesë të...
-
Njihuni me 13 vjeçaren nga Ferizaji e cila vendosi të punojë për t’a ndihmuar babain e saj “Nuk ka sen ma primare se sa me ju ndihmu prindërve”
Dëshira e madhe për t’i ndihmuar babait të saj e shtyu të punojë që në moshën...