Lajme

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, reagon KEDS-i

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 18 December 2017

KEDS përmes një komunikate për media ka sqaruar se nuk ka autoritet për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike.

Sqarimi i KEDS-it, vjen pas paralajmërimit për mbajtjen e një proteste kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, për datën 20 dhjetor.

“Nga KEDS kurrë nuk është deklaruar se do të ketë ndonjë rritje të çmimit, pasi që as lirimi as ngritja nuk vendoset nga KEDS, prandaj protesta e shpallur është në adresë të gabuar. Ne e kemi bërë këtë të qartë në çdo deklaratë kur na është kërkuar”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

KEDS shpreh habinë me thirrjen për protestë, e cila, sipas tij, është adresuar gabimisht, duke vënë në pikëpyetje motivin e vërtetë të saj.

“KEDS, si kompani që u nënshtrohet ligjeve të Republikës së Kosovës, ka për detyrim të zbatojë politikat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike dhe nuk ka asnjë ndikim ose autoritet në përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike. Dëshirojmë ta informojmë publikun se KEDS është vetëm një nga akterët e zinxhirit të energjisë në Kosovë, me detyrimin dhe përgjegjësinë e qartë për shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike”, përfundon reagimi i KEDS-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera