Lajme

Protesta e veteranëve, vjen reagimi i parë nga VV

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 16 June 2022

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka reaguar pas protestës së veteranëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se opozita po e kundërshton rritjen e pagës minimale pas 11 vjetëve përmes veteranëve.

Ai ka shtuar se ata e kanë bërë këtë më parë për të qëndruar në pushtet e tani po e bëjnë për ta sulmuar qeverinë.

Postimi i tij i plotë:

Rritja e pagës minimale pas 11 vjetëve po kundërshtohet nga opozita një herë me sindikata, tash me krerë të organizatave të veteranëve. Të dyja të instrumentalizuara nga ata dhe jo për herë të parë. Në të kaluarën për të qëndruar në pushtet, tash për ta sulmuar qeverinë. Asnjëherë për mirëqenien dhe dinjitetin e punëtorëve e të veteranëve. As sa ishin në pozitë, as tash në opozitë.

Të tjera