Lajme

Protesta e veteranëve për ti futur në ligjin e pagave, vjen përgjigja e Hekuran Muratit

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 07 June 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili aktualisht po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka folur për protestën e djeshme të veteranëve dhe kërkesën e tyre që të përfshihen në ligjin për pagën minimale.

Murati ka thënë se neni 18 që e lidh pensionin e veteranit me pagën minimale është fshirë në prill të vitit 2017.

Ai është shprehur se shteti në vit paguan 80 milionë euro për pagesën e pensioneve të veteranëve. Murati ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga kryeministrit Kurti e ka përsëritur disa herë se nevojitet pastrim i listave të veteranëve në mënyrë që të vazhdohet tutje tek çështja financiare.

-Advertisement-

“Nga perspektiva e veteranit mund të duket se shteti po jep pak për ta sepse 170 euro me të vërtetë. nuk është se bëjnë ndonjë zgjidhje.

Por shteti jep 80 milionë euro në vit për pagesat e veteranëve. Shteti po jep mjaft por veteranit i kanë hyrë në hise disa të tjerë që mund të mos jenë veteranë, që marrin atë 170 euro. Ne si Qeveri kemi thënë se duhet të bëhet një pastrim i listave, ta lëmë anash çështjen financiare fillimisht për shkak të historisë tonë, ata që kanë luftu t’i trajtojnë drejt. Duhet të bëhet diferencimi dhe pastaj edhe te trajtimi financiar. Konsideroj se pa u bë kjo është e vështirë të vazhdohet tutje. Por duhet të ritheksoj se neni 18 që e lidh pensionin e veteranit me pagën minimale është fshirë në prill të vitit 2017”, u shpreh Murati në Komision.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera