Lajme

Protesta e opozitës, nisë grumbullimi i njerëzve në selinë e PD-së

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 06 December 2022

Në ditën kur zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian, opozita ka lajmëruar se do të zhvillojë protestë para Kryeministrisë. Objekti është brenda perimetrit të sigurisë së samitit dhe policia ka deklaruar se nuk do të lejojë grumbullimin e njerëzve aty, por ka siguruar mbarëvajtjen e opozitës në çdo vend tjetër jashtë këtij perimetri.

Nga ana tjetër, liderët e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë, këmbëngulin se nuk do të spostojnë vendin ku do të mbajnë protestën e tyre, të cilën thonë se e kanë kundër qeverisë Rama.

Në selinë e PD-së ndërkohë kanë nisur grumbullimet e para të protestuesve. Mbetet për t’u parë se ku do të zhvillohet protesta dhe nëse do të ketë përballje me forcat e rendit, të cilat kanë bllokuar kalimin nga ura e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te Sheshi “Nënë Tereza”./A2

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera