Prostitucioni në Tiranë/ 200 euro/ora, si ndihmonte polici dhe roli i taksistëve
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 14 August 2017
28 persona të akuzuar për përfshirjen në një rrjet të gjerë prostitucioni, të cilët vepronin të organizuar në zona të ndryshme të kryeqytetit, janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës.
Në bazë të hetimeve, të cilat janë përfunduar në fund të muajit korrik 2017, 8 prej të pandehurve akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, ndërsa të tjerët për veprën penale të “Prostitucionit”.
Hetimi i Prokurorisë së Tiranës, i nisur në bazë të informacionit policor, si edhe i kryer me veprime konkrete policore në terren ka zbuluar se një pronar hoteli, disa persona që ushtronin profesion edhe taksist, një inspektor policie, si edhe disa vajza, bashkëpunonim me njëri-tjetrin për të siguruar “klientelë” për vajza që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Pagesa për çdo “shërbim seksual” varionte në shifrat 50-200 euro për orë.
Prokuroria e Tiranës identifikoi persona përgjegjës në bazë të hetimit, i cili përfshinte të paktën 3 episode kryesore, nga të cilat rridhin edhe disa të tjera, ku personazhet e këtij aktiviteti lidheshin me njëri-tjetrin.
Episodi 1
Shtetasi Mentor Koka, ndaj të cilit aktualisht ka masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë, kishte krijuar mundësitë që në ambjentet e hotelit dhe lokalit të tij të ushtrohej aktiviteti i prostitucionit. Ai bashkëpunonte me shtetasen Fllanxa A., e cila krahas ushtrimit të prostitucionit, siguronte edhe vajza të tjera, kryesisht nga zona periferike të vendit, në vështirësi financiare, për të ofruar shërbime seksuale. Shtetasi Mentor Koka ka njohur shtetasen L.Q. dhe i ka ofruar punë në lokalin e tij. Ai e ka njohur shtetasen L.Q. me Fllanxa A., e cila e mori në shtëpinë e saj dhe e përfshiu në aktivitetin e prostitucionit. Në këtë shtëpi gjendeshin edhe 2 vajza të tjera, të cilat gjithashtu ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.
Nga vëzhgimet në terren, në kuadër të këtij hetimi, rezulton se 4 vajzat, përfshirë edhe Fllanxa A., u “shërbenin” klientëve në hotelin e shtetasit Mentor Koka, por edhe në hotele dhe ambjente të tjera private. Pas kryerjes së “shërbimeve”, klientët i dërgonin sërish vajzat tek Mentor Koka dhe i bënin pagesën këtij të fundit.
Të ardhurat e siguruara nga ushtrimi i prostitucionit i merrte i pandehuri Mentor, ndërsa të pandehurave të tjera u hiqnin shpenzimet e ushqimit, fjetjes dhe veshjes.
Episodi 2
Në vijim të këtij hetimi, u konstatua se e pandehura Fllanxa A., mbante kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Elton Sh, si edhe me shtetasin Mariglen A., i cili punonte taksist. Nga veprimet hetimore, rezulton se këta dy shtetas u siguronin klientë vajzave që jetonin me Fllanxa A., por edhe disa të tjerave, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit. Nga hetimet e këtij rasti, veçohet një situatë kur taksisti Mariglen A., po shoqëronte tre vajza për të prostituuar në një hotel pranë qendrës së Tiranës. Rrugës pranë hotelit, mjeti taksi ndalohet nga Policia e qarkullimit për kontroll dokumentash. Në këtë moment, taksisti Mariglen A., kontakton me inspektorin e Policisë Elton Sh., të cilit i kërkon ta ndihmojë të mos ketë probleme.
Elton Sh., afrohet me makinën e tij dhe, pasi komunikon me patrullën e policisë, largohet me të gjithë personat e gjendur në taksi, duke e drejtuar vetë mjetin, ndërkohë që automjetin e tij e parkoi. Pasi udhëtojnë në disa rrugë të Tiranës, mjeti taksi i drejtuar nga Elton Sh., ndalon sërish pranë hotelit për ku ishin nisur vajzat, të cilat zbresin dhe ai largohet me mjetin e tij.
Duke konstatuar këtë situatë, hetimi u shtri edhe tek këta dy persona (punonjësi i policisë dhe taksisit), nga ku rezultoi se ata përfshiheshin shpesh në gjetjen e klientelës për vajzat që ushtronin prostitucion, duke marrë edhe përqindjen e parave për rolin e tyre. Së bashku me këta të dy, në aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit, rezultoi i përfshirë edhe Arben B.
Episodi 3
Në bazë të hetimeve të mësipërme, u zbulua, ndër të tjera, se shtetasi Eduart B., i cili bashkëjetonte me shtetasen A.I., shfrytëzonte këtë të fundit, si edhe disa vajza të tjera, për prostitucion. Eduart B., mbante kontakte të vazhdueshme me Fllanxa A., me të cilët koordinohej për shpërndarjen e punës për vajzat, duke caktuar edhe çmimin për “shërbimet”, si edhe përqindjen që do të merrte ai për sigurimin e klientelës.
Pas sigurimit të informacionit të plotë, prokuroria e Tiranës ka urdhëruar policinë të ndërhyjë në disa raste, ku janë gjetur në flagrancë vajzat që ushtronin prostitucion, si edhe klientët e tjerë, të cilët tashmë akuzohen për veprën penale të “Prostitucionit”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...