Lajme

Prorokoviq: Kompromisi i Perëndimit për Kosovën është pranimi i saj në OKB

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 10 March 2018

Eksperti për marrëdhëniet gjeopolitike Dushan Prorokoviq pajtohet me shefin serb të diplomacisë se Perëndimi nuk do kompromis për çështjen e Kosovës ashtu siç e sheh kompromisin kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Sipas tij, për shtetet perëndimore kompromisi është që Serbia mos ta njohë formalisht Kosovën, por ta lejojë pranimin e saj në Kombet e Bashkuara.

“Të gjitha rrëfimet për kompromisin e mundshëm dhe se si njëra dhe pala tjetër duhet të humbasin nga diçka, shikuar nga aspekti i vendeve perëndimore, në njëfarë mase janë të pakuptimta, përkatësisht janë të drejtuara nga ky qëllim”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Prorokoviq.

-Advertisement-

Ai ka saktësuar se nuk bëhet fjalë për mashtrimin, por për praktikën e vendeve perëndimore që ato e zbatojnë sistematikisht që nga viti 2007 e që e kanë projektuar si “njohje zvarrë të Kosovës”.

E vetmja që atyre u intereson është njohja, përkatësisht pranimi i Kosovës në OKB, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera