Propozohet pushim pranveror për të gjitha shkollat, nesër pritet të merret vendimi
Autori: Gazeta inFokus
13:22 | 30 March 2021
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka mbajtur takim ku kanë marrë pjesë zyrtarë të MASh, përfaqësues të Kolegjiumit të DKA-ve, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve, IKShPK-së, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës.
Takimi i sotëm është vazhdimësi e takimit të së premtes (26 mars 2021), për të shqyrtuar mundësitë e organizimit të mësimit gjatë ditëve në vijim, respektivisht mundësinë e pushimit pranveror, zëvendësimin e ditëve të humbura gjatë këtij viti shkollor dhe mësimin plotësues për nxënësit e nivelit fillor dhe atyre që kanë mbetur prapa në mësime.
Ministrja Nagavci kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve, në mënyrë që të menaxhohet sa më mirë që të jetë e mundur situata dhe të arrihet cilësi në mësimnxënie për aq sa është e mundur.
Të gjithë pjesëmarrësit në takim u pajtuan se është i nevojshëm pushimi pranveror për shkak të ngarkesës së madhe të mësimdhënësve gjatë punës me grupe, dezinfektimit të shkollave, si dhe për të zbutur situatën aktuale pandemike në arsim dhe atë në përgjithësi.
Ministrja Nagavci kërkoi nga Kolegjiumi i DKA-ve që të deri nesër të dalin me rekomandime rreth çështjeve që u diskutuan, në mënyrë që të merret një vendim i qartë dhe të gjithë akterët e përfshirë në arsim të informohen me kohë.
Të tjera
-
Tragjedia në Drenas, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit që humbi djalin 15 vjeçar
Janë bërë 10 ditë që kur Bekim Muja ndodhet në Mjekim Intensiv në Qendrën Kli...
-
Hedhja e gazit në Kuvend, ky është vendimi për të akuzuarit
Ka përfunduar seanca e parë shqyrtuese në Gjykatën Themelore të Prishtinës, n...
-
Jusuf Buxhovi “qorton” mediat, për hapsirën që po i jepet Shefqet Krasniqit!
Shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi ka kritikuar mediat rreth hapësirë q...
-
Eskalon ish-deputetja e PDK-së, e quan Vjosa Osmanin të sëmurë dhe të pavlerë
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosov...
-
Aksion i policisë në Tiranë, arrestohen pesë persona
Policia e Tiranës ka bërë arrestimin e pesë personave për vepra të ndryshme p...
-
Zhvillimet e fundit – PDK i drejtohet popullit
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media, shkruan Gazeta ...
-
Ndalohet personi i cili kanosi prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opini...
-
Dogana ia konfiskon 30 mijë euro një qytetari që po vinte nga Maqedonia
Afro 30 mijë euro janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, para të cilat kanë qe...
-
Rëndohet gjendja në Turqi, shënohet rekord i ri i rasteve me Covid-19
Turqia raportoi shifër rekorde prej 59.187 rasteve të reja me Covid-19 në 24 ...
-
Gani Geci del sot para Gjykatës
Rigjykimi për rastin ku Gani Geci akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, që ...
-
Anëtarja e kryesisë së LDK-së kritikon Gërvallën pas paraqitjes në Këshill të Sigurimit
Anëtarja e kryesisë së LDK-së e ish-konsullja në New York e Kosovës, Teuta Sa...
-
BITCOIN-i, strategjia e vjedhjeve nëpër lokale të Kosovës!
Një grup i organizuar i hajnave është duke operuar nëpër qytete të ndryshme t...