Lajme

Propozohet orë policore, Qeveria merr nesër vendim

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 08 March 2021

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, sot ka propozuar vendosjen e orës policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, në territorin e gjithë shtetit, informon Zhurnal.

Komisioni më tej do të vendosë se nga cila ditë do të vendosë ora policore dhe deri kur do të zgjatë.

Propozimi i ministrit vjen pasi javëve të fundit është rritur numri i të infektuarve përshkak mbledhimeve, dhe mos respektimi i masave për maska mbrojtëse, mbajtjen e distancës dhe mos grupimit.

-Advertisement-

Analizat e Komisionit kanë konfirmuar mos respektimi i masave, ka sjellë deri tek rritja e numrit të të infektuarve, por edhe të hospitalizuarve, e për këtë shkak, komisioni konsideron se masat më rigoroze do të kenë efekt.

Qeveria në seancën e nesërme do të duhet të vendosë për propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera