Propozimi i Qeverisë nuk kalon, shkak dy deputetët e VV-së
Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 10 July 2023
Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, ia kanë hedhur poshtë Qeverisë Kurti propozimin për shkarkimin e vetëm një anëtareje të OSHP-së.
Rrahmani dhe Korenica nuk kanë votuar pro propozimit të Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, për shkarkimin e Kimete Gashit, anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit, me arsyetimin se ajo kishte nënshkruar një vendim të dëmshëm lidhur me tenderin për insulina.
Qeveria e ka miratuar në maj të këtij viti propozimin për shkarkimin e Kimete Gashit dhe atë ia kishte proceduar kuvendit.
Vet shefi i qeverisë e ka propozuar shkarkimin e Gashit.
“Shëndeti publik po rrezikohet me vendimin për furnizimin me insulina. Bazuar në vendimin në fjalë, lejohet furnizimi me insulina pa autorizim marketingu”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë më 10 maj. “Detyrohemi të marrim masa”.
Rrahmani, në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Buxhet, ka kërkuar që qeveria ta ndryshojë propozimin. Ka rekomanduar shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të OSHP-së, e jo vetëm shkarkimin e Gashit.
“Në bazë të konkludimeve që i kemi pasur në këtë komision, edhe sipas deklarimeve të vet qeverisë, është konstatu se përgjegjës janë të gjithë anëtarët e bordit. Dhe, si i tillë, unë mendoj se nuk kemi të drejtë t’i rekomandojmë kuvendit shkarkimin e vetëm një anëtareje të bordit. Kështu që, unë propozoj që qeverisë t’i kërkohet të vijnë të gjithë emrat e atyre që kanë qenë përgjegjës të këtij vendimi mbi të cilin është mbështetur qeveria për shkarkimin e anëtares [Kimete Gashi]”, ka thënë Rrahmani.
Të tjera
-
Ndërpritet dëshmia e Dobrunës, do t’i pranohen deklaratat me shkrim
Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK...
-
Komisionerja e BE’së për zgjerim thotë se menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë do të ketë lëvizje për dialogun
Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, e ka përmendur shku...
-
Plạgoset me thịkë këngëtari në Shkodër
Një plagosje me thikë është shënuar paraditen e sotme në Shkodër. Nga të d...
-
EULEX’i përforcon praninë në Kosovë, pritet të arrijnë forca shtesë nga Franca, Italia, Portugalia e Lituania
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është du...
-
Pas sanimit të dëmeve nga sụlmi i nëntorit, lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është lëshu...
-
LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për vazhdimin e paraburgimit për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Raporti i PK-së: Mbi 1500 gjoba e 17 persona të arrestuar
Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj...
-
Barduani: Deri në një zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në Urën e Ibrit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani ka thënë se çdo prani e FSK-së në veri ...
-
Ministri gjerman i mbrojtjes mbërrin në Ukrainë për të dërguar mesazhe mbështetjeje
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius mbërriti në Kiev të martën për n...
-
Dobruna në Speciale: Jam shumë keq me harresën, nuk jam në gjendje t’i kujtoj të gjitha
Sokol Dobruna është duke e vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara ...
-
Vrạsja e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu dalin para Gjykatës se Apelit
Në Gjykatën e Apelit të martën po shqyrtohen ankesat ndaj vendimit të dyt...
-
Ramush Haradinaj i ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trump
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj ësht...