Propozimi franko-gjerman 2.0, Konjufca: Serbia nënshkruan sovranitetin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
21:30 | 08 December 2022
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë për Dukagjini, duke folur për propozimin franko-gjerman 2.0, ka deklaruar se nëse Serbia nënshkruan dokumentin për normalizim të raporteve, i bie që ka nënshkruar sovranitetin e Kosovës.
“Është njohje eksplicite, por s’ka njohje me notë verbale”, pohoi Konjufca.
“Unë mendoj se vetëm nota verbale mungon në dokument”.
Por, çfarë do të thotë kjo sipas Konjufcës?
“Serbia nuk i çon notë verbale Kosovës që po e njeh, por sëbashku me BE-në, të tre palët nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën… pika e dytë është atje që Kosova dhe Serbia ia njohin sovranitetin njëra-tjetrës, pavarësinë dhe të drejtën e vetëvendosjes”, spjegoi ai.
Duke folur për situatën e tensionuar në pjesën veriore, numri një i kuvendit theksoi se e gjitha është përpjekje e Serbisë për ta larguar vëmendjen nga procesi i dialogut.
“Strategjia e Serbisë ka qenë m’i marrë kompetencat që burojnë prej Planit Ahtisaari”, nënvizoi Konjufca duke shtuar se deputetët e zëvendësuar nga komuniteti serb në Kosovë, pas dorëheqjeve të pjesëtarëve nga Lista Serba, e bënë betimin vetëm për mos t’ua lënë vendin tjerëve.
“Kjo është për ta bllokuar pavarësinë e Kosovës, betimin e tyre nuk e pashë si diçka entuziaste, e kam parë si një strategji të Serbisë që t’i marrë krejt kompetencat cka janë në dispozicion… që ata me vazhdu betejën për Kosovën”.
“Beteja e Serbisë për Kosovën ka hy në fazën e fundit, që në mënyrë të armatosur, mos t’i lë autoritetet e Kosovës dhe shtetin e Kosovës ta kryejnë punën e tyre”.
Ndërkaq, ai potencoi se dosja e plotë e bandave kriminale në pjesën e banuar me shumicë serbe, është paraqitur para ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit, qysh në shtator të vitit 2021.
“Njeriu kryesor i sistemit të drejtësisë prej muajit shtator të muajit të kaluar e ka dosjen e plotë të bandave kriminale të veriut, asnjë veprim hiç”.
“Prej shtatorit të vitit të kaluar, e ka në tavolinë dosjen voluminoze me krejt emrat, me krejt fotografitë, me krejt incizimet e personave kryesorë të cilët e bëjnë organizimin e krimit në pjesën veriore të Kosovës”, shtoi kryekuvendari
Të tjera
-
Biden: SHBA nuk do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16
Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë a...
-
Sulm me thikë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda...
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...