Rozë

Propozim për martesë në koncertin e Alban Skënderajt

Autori: Gazeta inFokus 00:32 | 03 March 2018

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka mbajtur së fundmi një koncert recital.

Të ftuar kanë qenë shumë miq, kolegë, por edhe fansa të këngëtarit.

Përveç këngëve të shumta që u interpretuan, pati edhe momente mjaft emocionuese gjatë mbrëmjes.

-Advertisement-

Një ndër ta, ka qenë edhe momenti kur Albani përmendi emrat e dy fituesve të shorteut të zgjedhur nga produksionit, duke i ftuar në skenë.

Befasia më e bukur ndodhi, kur nga çifti i përzgjedhur, djali i propozoi të dashurës së tij për fejesë.

“Ti ke sytë me të cilat dua të shoh botën”, kanë qenë fjalët me të cilat ai ka emocionuar publikun.

Pas këtij momenti, e gjithë salla ka reaguar me duartrokitje për çiftin në fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera